E Hënë, 2 Nëntor 2026

Kryeministri Rama ndan pamjet nga aksioni për lirimin e hapësirave publike

Vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike. Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga aksioni ndërsa deklaron se puna për lirimin e hapësirave publike do të vijojë pa ndërprerje në çdo qytet.

“Non stop, në çdo qytet“, shkruan Rama në rrjetin social Facebook.

Aksioni për lirimin e trotuareve nga shtesa apo objekte pa leje nisi fillimisht me Tiranën, por kryeministri ka siguruar se ai do të shtrihet në të gjithë territorin e vendit. Sipas tij, Rilindja Urbane 2.0 nuk do të tolerojë asnjë individ apo subjekt që cenon cilësinë e jetës së qytetarëve, duke zaptuar hapësira publike.

Në shërbim të kësaj, qeveria u ka dhënë mundësi qytetarëve që të denoncojnë në konfidencialitet rastet e abuzimeve me hapësirat publike, duke garantuar se nuk do të tolerohet askush.

Aksioni është shtrirë në të gjitha bashkitë e vendit, ku qytetarët janë ftuar që vullnetarisht të lirojnë hapësirat publike, dhe në rastet kur nuk veprojnë vullnetarisht, atëherë kanë ndërhyrë strukturat shtetërore.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›