E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri i Pakistanit: Pritet nënshkrimi i marrëveshjes së paqes SHBA-Iran brenda 24 orëve

Kryeministri pakistanez Shehbaz Sharif ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara dhe Irani kanë arritur një kuadër për një marrëveshje paqeje që do t’i japë fund konfliktit disamujor në Lindjen e Mesme, duke arritur edhe tekstin final të marrëveshjes.

Sipas Sharif, Pakistani po përgatitet për nënshkrimin elektronik të marrëveshjes, i cili pritet të ndodhë brenda 24 orëve të ardhshme.

Pas kësaj, javën e ardhshme do të zhvillohen bisedime në nivel teknik.

Deklarata u bë pas takimit të kryeministrit Sharif me ministrin e Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, në Islamabad më 25 prill 2026.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›