E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhjet në Kosovë – Përfundon numërimi i votave në përfaqësitë diplomatike, Lëvizja Vetëvendosje merr 83%

Më shumë se 83 për qind të votave të hedhura në përfaqësitë diplomatike të Kosovës ka fituar Lëvizja vetëvendosje e kryeministrit në detyrë Albin Kurti në zgjedhjet e fundit parlamentare të 7 qershorit.

Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Vetëvendosje ka siguruar 18789 vota.

E dyta ka dalë Partia Demokratike e Kosovës  me 1608 vota ose me (7.13% të votave, për t’u pasuar nga Lidhja demokratike e Kosovës  me 1490 vota dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 464 vota.

 Ndërsa është përmbyllur numërimi i fletëve të votimit në përfaqësitë diplomate, mbetet ende për të përfunduar numërimi i votave përmes postës dhe nga votimi me kusht. 

Zëdhënësi i KQZ, Elezi ndërkohë bëri me dije se janë refuzuar 2244 fletë votimi të dorëzuara përmes postës.

“KQZ ka filluar me numërimin e votave nga votimi me postë dhe ky proces do të marrë kohë disa ditë.

Siç e kemi shpjeguar më herët, nga 23 kutitë postare të KQZ-së të hapura për këtë lloj votimi, janë tërhequr më shumë se 85,700 pako të supozuara me fletëvotime, pjesa më e madhe e të cilave, deri më tani, janë vlerësuar nga shërbimi votues i KQZ-së dhe janë të gatshme për t’u numëruar.

Deri në përfundim të ditës së premte (12 qershor 2026) në procesin e vlerësimit janë përfshirë mbi 60 mijë pako, prej të cilave janë aprovuar 59,973, ndërkaq janë refuzuar 2,244.

Arsyeja më e shprehur se përse janë refuzuar këto pako është sepse në 2,066 raste mungon dëftesa e regjistrimit, një dokument me të dhëna unike, që votuesi i regjistruar e pranon nga KQZ”, tha Elezi.

Pas përfundimit të numërimit të votave të dorëzuara përmes postës,  do të enjte radha e numërimit të votave nga votimi me kusht, dhe votave nga votimi I personave me nevoja të veçanta.

Gazetare: Elda Pepa

/rtsh.al/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›