Kryeministri suedez: Rezultati i luftës në Ukrainë do të formësojë sigurinë evropiane për brezat që do të vijnë

Rezultati i luftës në Ukrainë do të formësojë sigurinë në Evropë për “gjeneratat e ardhshme”, tha kryeministri suedez, Ulf Kristersson të martën, ndërsa liderët evropianë po përpiqen t’i përgjigjen iniciativave diplomatike të Presidentit të SHBA Donald Trump.
“Kur bëhet fjalë për Ukrainën, Evropa dhe bota janë në një pikë kthese. Rezultati i luftës në Ukrainë do të ndikojë dhe do të formësojë sigurinë e gjithë Evropës për brezat që do të vijnë.
Është diçka që ne e marrim shumë seriozisht,” tha Ulf Kristersson në një konferencë shtypi me rastin e samitit të jashtëzakonshëm të liderëve evropianë të thirrur nga presidenti francez Emmanuel Macron./vizionplus.tv