E Hënë, 2 Nëntor 2026

Përplasen dy avionë të vegjël në Arizona, dy të vdekur

Të paktën dy persona humbën jetën të mërkurën kur dy avionë të vegjël u përplasën në ajër mbi aeroportin Marana në Arizona.

Sipas Administratës Federale të Aviacionit (FAA), avioni Lancair 360 MK II dhe Cessna 172S u përplasën pak para orës 8:30 me orën lokale.

Aeroporti Rajonal Marana funksionon pa një kullë kontrolli të trafikut ajror, që do të thotë se pilotët përdorin një frekuencë të përbashkët radio për të informuar njëri-tjetrin për vendndodhjen e tyre.

Departamenti i Policisë së Maranës konfirmoi incidentin përmes një postimi në Facebook, ndërsa Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit (NTSB) ka marrë përsipër hetimin për shkaqet e përplasjes, sipas NBC News.

Në bordin e dy avionëve ndodheshin gjithsej katër persona, por nuk janë dhënë detaje të tjera nga autoritetet./vizionplus.tv

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›