E Enjte, 5 Nëntor 2026

Kryepolicët e qarqeve/ Vlorë, prezantohet Elidon Çela. Të pranishëm ministri Hoxha dhe drejtori Proda

Elidon Çela do të prezantohet në Vlorë si drejtuesi i ri i Policisë në këtë qark.

Çela do të marrë vendin e Ermal Muçajt, me këtë të fundit që nuk arriti të marrë pikët e nevojshme, duke u klasifikuar i 24- ti në gare.

Më parë, Elidon Çela ka mbajtur postin e drejtorit të AMP Tiranë.

Në Vlorë ka mbërritur ministri i Brendshëm Ervin Hoxha dhe Drejtori i Pergjithshem i Policisë, Ilir Proda.

Prezantimi i drejtorit të ri para strukturave te policise Vlore do të bëhet me dyer të mbullura./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›