E Enjte, 5 Nëntor 2026

Lumturimi i dy martirëve, reagon Papa: Ky shembull i forcoftë çdo krishter që persekutohet për fenë

Një ditë pas lumturimit të dy martirëve në Shkodër të Dom Gjon Gazulli dhe Atë Luigj Paluqi ka reaguar edhe Papa Françesku.

Në fjalën e tij gjatë Lutjes Engjulli i Zotit në Vatikan, Papa Françesku, u shpreh para mijërave besimtarëve se shembulli i këtyre martirëve, duhet të  forcojë çdo të krishter që persekutohet për fenë.

“Të dashur vëllezër dhe motra,  dje në Shkodër janë shpallur të lume dy martire Luigi Palia, meshtar i Urdhrit të Fretërve Minore dhe Dom Gjon Gazulli meshatar dioqezan. Viktima të persekutimiut fetar të shekullit të XX. Shembulli i këtyre martirëve forcoftë çdo të krishter që në kohën e sotme janë të persekutuar për fenë”, theksoi Papa.“

Dy martirët Dom Gjon Gazulli dhe At Luigj Paliq u shpallën të lumë këtë të shtunën në meshën solemne në katedralen e “Shën Shtjefnit” në Shkodër, ku u drejtua nga i dërguari i posaçëm i Papa Françeskut, eminenca e tij Kardinal Marcello Semeraro.

At Luigj Paliq, vrarë nga ushtarët malazez dhe Dom Gjon Gazulli varur nga Leka Zogu i Parë nga 16 nëntori janë tashme të Lum të Kishës. Me dekret të Papa Françeskut kisha katolike shqiptare ka tashmë 40 martirët e saj.

Në meshë ishin të pranishëm ipeshkvijtë e Shqipërisë, Kosovës, Malit të Zi, Kroacisë dhe Italisë.

Pas 38 martirëve që u shpallën të lumë në vitin 2016, bashkë me Atë Luigj Paliq dhe Dom Gjon Gazulli numri i tyre shkon në 40.  Ky është një moment historik dhe i lavdishëm për kishën katolike në Shqipëri./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›