E Premte, 6 Nëntor 2026

Kryetarja e Kushtetueses, në mbledhjen e Byrosë Drejtuese të ACCF-së - ATSH -

TIRANË, 6 nëntor /ATSH/ Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese Fiona Papajorgji, mori pjesë në mbledhjen e Byrosë Drejtuese të Shoqatës së Gjykatave Kushtetuese Frankofone (ACCF), ku u diskutuan veprimtaritë e shoqatës gjatë vitit 2026 dhe prioritetet për periudhën 2027–2028.

Mbledhja u pasua nga një takim pune me temë “Legjitimiteti zgjedhor dhe garancitë kushtetuese në shoqërinë e informacionit”, ku morën pjesë edhe Presidenti dhe Kryeministri i Rumanisë, si dhe përfaqësues të gjykatave kushtetuese anëtare.

Diskutimet u përqendruan në sfidat bashkëkohore të demokracicë, rëndësinë e garantimit të integritetit të proceseve zgjedhore dhe rolin e gjykatave kushtetuese në mbrojtjen e parimeve demokratike në kushtet e zhvillimeve teknologjike dhe të informacionit.

Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë, anëtare e ACCF-së që prej vitit 2002 dhe tashmë pjesë e strukturës së saj drejtuese, vijon të kontribuojë aktivisht në forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar, shkëmbimin e përvojave dhe promovimin e vlerave të kushtetutshmërisë, demokracisë dhe shtetit të së drejtës. /j.p/

1 nga 4

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›