E Diel, 1 Nëntor 2026

Kthimi në normalitet në Gjirokastër – Punohet në lagjet e sipërme të qytetit, inspektime për dëmet

Në Gjirokastër, pas kthimit në normalitet të bulevardit 18 shtatori, puna vazhdon në lagjet e sipërme të qytetit. Në Duravatin e dytë, sot është ndërhyrë me mjeta të rënda për largimin e inerteve të depozituara nga reshjet e fundit. Ndërkohë problematike brenda qytetit mbeten dy pika të tjera si shkak i erozionit.

Vetëm në pak ditë janë inspektuar 70 objekte biznese e banesa thotë Fatri Brahimi specialist për emergjencat civile.

“Tani jemi në fazën e konstatimit të dëmeve”, u shpreh Fatri Brahimi, Specialist i emergjencave civile.

Dëmet më të mëdha janë konstatuar në lagjet e poshtme të qytetit, për shkak të përrenjve malorë që sollën prurje të shtuara, gjatë mbrëmjes së të martës që kaloi në Gjirokastër.

Gazetare: Y. Ponde

/rtsh.al/              

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›