E Martë, 3 Nëntor 2026

Kthupi: Rezoluta antikorrupsion e njëanshme nga mazhoranca, prek drejtësinë

I ftuar në studion e RTSH-24, Sekretari për Reformën Zgjedhore në PD, Rezart Kthupi deklaroi se rezoluta anti-korrupsion e propozuar nga Partia Socialiste dhe kryeministri Rama ka si qëllim të prekë reformën në drejtësi.

Në këtë kontekst, Kthupi theksoi se ashtu sikurse u tha që nuk do të liroheshin zyrtarët e korruptuar përmes amnistisë penale, ashtu dhe përmes rezolutës anti-korrupsion do të preket reforma në drejtësi.

Përfaqësuesi i ligjor i Partisë Demokratike duke e cilësuar si një rezolutë e njëanshme e mazhorancës, tha se “nëse kërkohet vota e opozitën në parlament do të thotë që dhe hartimi i një pr/rezolute të jetë i përbashkët. Palët duhet të ulen dhe projekti që i shkohet për votim parlamentit të jetë i përbashkët duke qenë produkt i të gjitha partive politike”.

Në këtë rast tha Kthupi , është që PS thjesht kërkon votat e deputetëve të tjerë pa pasur një dakordësi. Nuk funksionon kështu!

Sipas tij, nëse na kërkohet të bëjmë reforma gjithëpërfshirëse dhe duhet të jemi të përfshirë në këtë pro/rezolutë.

“Së dyti tha ai, në analizën që i bëjmë kësaj pr/rezolute na rezulton është reforma në drejtësi. Me gjithë problemet që ka sot drejtësia ajo është guri më i çmuar që kemi në luftën kundër korrupsionit”.

Ndaj shton Kthupi, “duke pasur parasysh me atë që ka ndodhur muajt e fundit që lidhet me Amnistinë Penale dhe që na u tha nuk do të preken të akuzuarit dhe të dënuarit nga SPAK dhe GJKKO-ja përfundoi duke ulur dënimin apo liruar këto subjekte ndodhi e kundërta. Ndaj ne kemi të gjitha shkaqet që të gjitha pasojat e kësaj rezolute do të lidhen me Reformën në Drejtësi”.

“Në gjykimin tonë kjo Rezoluta ka si qëllim të godas sistemin e drejtësisë dhe ti fus “shkopinj në rrota” në atë që sot është lufta kundër korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë. Është shumë e rëndësishme lufta kundër korrupsionit por nuk mund ta ketë këtë iniciativën e luftën kundër korrupsionit subjekti politik që e ka çuar korrupsionin në këtë nivel”.

PS ka pasur të gjithë kohën për të përfshirë subjekte e tjera politike duhet ti kërkonte mendim për amendamente shtesë , para se sa ti kërkohet vota.

Kthupi shtoi se Rama do ta përdorë kalimin e rezolutës në parlament për retorikë politikë, që t’u thotë shqiptarëve që ata që nuk votuan rezolutën time kundër korrupsionit, janë ata që nuk duan shtetin e së drejtës.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›