Kukës, 50 vatra zjarri në 3 muaj – Ekipi i shërbimit zjarrfikës në gatishmëri

Ekipi i shërbimit zjarrfikës në Kukës u përball me 50 vatra zjarri gjatë muajve qershor, korrik dhe gusht, por fatmirësisht pa shkaktuar dëme të konsiderueshme.
“…nga qershori deri në gusht kemi ndërhyrë dhe kemi realizuar me sukses 50 ndërhyrje. Zjarret kanë qenë kryesisht malore dhe fushore. Dëmet kanë qenë më shumë shkurre, pyje dhe një pjesë lisi dhe të ahut në njësinë administrative të Malit të Zi”, tha Drejtori i Shërbimit të Zjarrfikësve, Bajram Nenada.
Drejtori Nenada thekson se bashkëveprimi dhe ndërgjegjësimi i qytetarëve këtë vit ishte më i lartë.
Autoritetet mbeten në gatishmëri të plotë edhe në muajt në vijim, duke apeluar që bashkëpunimi i qytetarëve të vijojë si garanci për mbrojtjen e komunitetit dhe mjedisit.
Gazetare: Irda Bajraktari
/rtsh.al/