E Diel, 1 Nëntor 2026

Kukësi përforcohet edhe në mbrojtje, vjen gjermano-braziliani Gabriel Schepanski

Pas fitores me Besën në debutimin e trajnerit Bledi Kadiu, Kukësi ka prezantuar disa lojtarë të rinj, duke forcuar grupin. Më i fundit është një mbrojtës gjermano-brazilian, Gabriel Schepanski. Drejtuesit e klubit verior duket se po bëjnë të gjitha përpjekjet që skuadra të mbijetojë në Kategorinë e Parë.

“Kukësi njofton se mbrojtësi gjermano-brazilian, Gabriel Schepanski, është zyrtarisht pjesë e klubit tonë. Mbrojtësi 22-vjeçar ka një eksperiencë të pasur në Europë dhe Brazil. Ai është vënë menjëherë nën urdhrat e stafit teknik. Schepanski do të jetë i gatshëm që nga ndeshja e kësaj fundjave”, – shkruhet në njoftimin e klubit kuksian për afrimin më të fundit.

Një ditë më parë Kukësi prezantoi dy lojtarë të tjerë, mesfushorin Paulo Henrique Freitas Da Silva dhe sulmuesin Tayo Abiodoun Razack, i cili është marrë në huazim nga Skënderbeu. Ndeshjen e radhës skuadra kuksiane e ka kundër Kastriotit në transfertë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›