E Diel, 1 Nëntor 2026

Sulm me dronë dhe raketa balistike në Ukrainë, 14 të plagosur! Zelensky: Provë se Moska nuk dëshiron armëpushim

Të paktën 14 persona u plagosën në një nga sulmet më të mëdha të kombinuara me dronë dhe raketa balistike kundër kryeqytetit ukrainas deri më sot, njoftoi komanda ushtarake e Kievit në një postim në Telegram.

Forcat Ajrore Ukrainase njoftuan nga ana e tyre se gjatë natës së kaluar Rusia lëshoi ​​14 raketa balistike dhe 250 mjete ajrore pa pilot me rreze të gjatë veprimi kundër Ukrainës.

Sipas të njëjtit burim, objektivi kryesor i raketave dhe dronëve rusë ishte Kievi.

Russia tonight has launched a major ballistic missile and drone attack against the Ukrainian capital of Kyiv, likely one of the largest since the full-scale invasion began in 2022. Hundreds of drones have reportedly been downed by Ukrainian air-defenses and fighter jets, while a… pic.twitter.com/9OTmPZBruO

— OSINTdefender (@sentdefender) May 23, 2025

Në orët e para të mëngjesit, dëshmitarët okularë i thanë Reuters se panë dhe dëgjuan valë të njëpasnjëshme mjetesh ajrore pa pilot që fluturonin mbi Kiev dhe një seri shpërthimesh tronditën qytetin.

Fotot e postuara në internet tregojnë tym që ngrihet në qiell nga një kompleks apartamentesh dhe flakë që dalin nga një komplekt tjetër, ndërsa ekipet e shpëtimit përpiqen të shuajnë flakët.

Në mëngjes, komanda ushtarake e Kievit raportoi dëme në gjashtë rrethe të kryeqytetit ukrainas dhe, deri më tani, 14 persona të plagosur.

Zelensky: Sulmet e natës tregojnë se Moska po pengon një armëpushim

Sulmi masiv gjatë natës ndaj Ukrainës tregon edhe një herë se si Moska po pengon një marrëveshje armëpushimi për t’i dhënë fund luftës, tha sot Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

‼️Kyiv authorities report new Russian tactics in latest massive attack on the capital

Russia has launched one of the most massive combined strikes on Kyiv, using both drones and ballistic missiles, according to Timur Tkachenko, head of the city military administration.

“One of… pic.twitter.com/JEYSKBqTsr

— NEXTA (@nexta_tv) May 24, 2025

“Ishte një natë e vështirë për të gjithë Ukrainën”, shkroi Zelensky në Telegram.

“Me çdo sulm të tillë, bota është e bindur se arsyeja pse lufta po zgjatet është Moska”, shtoi ai.

“Vetëm sanksionet shtesë kundër sektorëve kryesorë të ekonomisë ruse do ta detyrojnë Moskën të bjerë dakord për një armëpushim.”/vizionplus.tv

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›