Kumbaro: Konkursi i gjuhës shqipe, emocione të veçanta për nxënësit

TIRANË, 23 mars /ATSH/ Konkursi i gjuhës shqipe mes shkollave 9-vjeçare po dëshmon një rol të rëndësishëm në promovimin e gjuhës amtare dhe forcimin e kulturës gjuhësore tek të rinjtë.
Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, duke vlerësuar këtë nismë, u shpreh se bëhet fjalë për një përballje me fjalën, interpretimin dhe saktësinë gjuhësore, që përcillet me emocione të veçanta për nxënësit pjesëmarrës.
Kumbaro ndau në rrjete sociale momente nga zhvillimi i konkursit të gjuhës shqipe mes shkollave 9-vjeçare, nga rajone të ndryshme të vendit, teksa bëri të ditur se, në aktivitet u përfshinë nxënës nga shkollat 9-vjeçare “Nr. 3”, Laç, Kurbin dhe “Tahir Hoxha”, Klos, si dhe nga shkollat “Rilindja”, Kavajë dhe “Besëlidhja”, Lezhë, të cilët garuan në njohuritë dhe aftësitë e tyre në gjuhën shqipe.
Ky konkurs synon të nxisë dashurinë për gjuhën shqipe, të përmirësojë aftësitë gjuhësore të nxënësve dhe të forcojë identitetin kulturor përmes aktiviteteve edukative dhe konkurruese.
e.xh/j.p/