E Diel, 1 Nëntor 2026

Kumbaro: Kushte bashkëkohore për 100 nxënësit e shkollës së Finiqit

TIRANË, 27 shkurt/ATSH/ Shkolla 9-vjeçare e Finiqit do të presë nxënësit dhe stafin arsimor në një godinë të re me kushte bashkëkohore.

Falë investimit të Ministrisë së Arsimit dhe bashkisë Finiq, 100 nxënësit e kësaj shkolle do të kenë tashmë ambiente moderne të pajisura me laboratorë dhe gjithë infrastrukturën e nevojshme.

Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro u shpreh se ky investim është pjesë e programit të rehabilitimit të infrastrukturës arsimore.

“Përmes këtij programi Ministria e Arsimit, në bashkëpunim me pushtetin vendor, këtë vit përfundon ndërtimin dhe rehabilitimin e 42 objekteve arsimore në të gjithë vendin”, u shpreh Kumbaro.

Punimet për këtë shkollë kanë nisur një vit më parë dhe tashmë ajo do të jetë në shërbim të nxënësve, të mësuesve, por edhe të prindërve të Finiqit dhe të fshatrave përreth.

1 nga 6

/m.m/r.e/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›