E Diel, 1 Nëntor 2026

IZRAEL – Gjykata Supreme pezullon ndalimin e organizatave të ndihmës

TEL AVIV, 27 shkurt /ATSH-DPA/ – Gjykata Supreme e Izraelit ka pezulluar përkohësisht ndalimin e dhjetëra organizatave të ndihmës në Rripin e Gazës.

Autoritetet izraelite kishin revokuar licencat e një totali prej 37 organizatash sepse ato refuzuan të përmbushnin kërkesat e reja të regjistrimit, siç është dhënia e të dhënave personale të të gjithë punonjësve në Izrael.

Organizatave iu dha një afat deri të dielën për të ndërprerë aktivitetet e tyre, madje edhe në Rripin e Gazës, i cili është shkatërruar gjerësisht nga lufta.

Midis të prekurve janë ”Mjekët pa kufij” (MSF) dhe ”Oxfam”.

Një gjyqtar në Gjykatën Supreme tani ka lëshuar një urdhër paraprak pas një kërkese urgjente nga MSF dhe të tjerë, duke pezulluar ndalimin e vendosur ndaj tyre.

Seancat dëgjimore mbi padinë kundër ligjit të regjistrimit tani do të zhvillohen sa më shpejt të jetë e mundur.

Menaxheri i operacioneve të MSF në Territoret Palestineze, Marcus Bachmann, e mirëpriti vendimin.

Megjithatë, ai tha se organizatat mund të vazhdojnë të veprojnë vetëm në një kapacitet të kufizuar.

”I gjithë stafi ndërkombëtar ishte larguar tashmë sipas urdhërit dhe nuk kishte gjasa të merrte leje për t’u kthyer”, tha Bachmann.

MSF kishte rreth 80 specialistë të huaj në terren, secili i vendosur për rreth tre muaj.

”Për më tepër, organizata nuk ka qenë në gjendje të sjellë ilaçe dhe materiale në Rripin e Gazës ose në Bregun Perëndimor që nga fillimi i janarit”, tha Bachmann./ a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›