E Hënë, 2 Nëntor 2026

Kume në “Quo Vadis”: Kjo është “formula magjike” se si mundet kjo mazhorancë

Ish-kreu i KQZ, Kristaq Kume, i ftuar në “Quo Vadis” në Vizion Plus të moderuar nag Pranvera Borakaj, tregoi formulën se si opozita mund të vijë në pushtet.

Sipas tij vetëm ndarja në 4 njësi zgjedhore është i vetmi çelës magjik për të mundur këtë mazhorancë.

Pjesë nga biseda:

Borakaj: Nëse Rama ju thotë merrni qeverinë teknike, merrni dhe kryeministrin, duke ju referuar retorikës tuaj që ata përdorin krimin, adminsitratën, patonazhistët i kanë, edhe ndërkombëtarët. Por nëse sërish ata fitojnë, a vdes opozita?

Kume: Jo jo, vdes shoqëria, koncepti i demokracisë.

Muçollari: Në të vetmin moment ku profesori tha a e bëni dot këtë gjë, nëse jo bëni diçka tjetër.

Kume: Të them unë se çfarë mund të bësh ti, atë që ata të marrin në letër, të marin 8 mandate. Kërkoni të ndahet Shqipëria në 4 njësi zgjedhore dhe jo në 12. Nëse ndahet kështu zerohet efekti i atyre 8 mandateve. Ai efekti që bëri mazhoranca për koalicionet e zhbën këtë gjë. Nëse ndahet në katër dhe me kushtin lista 100% të hapur.

Muçollari: Kemi instumenta ligjorë?

Kume: Digjet parlamenti në kuptimin figurativ, për të bërë këto ndryshime në ligj që i shërbejnë asaja që do të realizoni nesër në zgjedhjet e 2025-ës. Nëse ke 4 njësi zgjedhore bëhen të gjitha forcat e opozitës bashkë. Do kesh 40 deputetë në njësinë e jugut të Shqipërisë, që ti do kesh të drejtë 100% të zgjedhësh kë të duash. Zgjidhet problemi që ju e keni quajtur zgjedhje themelore.

Muçollari: Forma që e propozojmë është e njëjta.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›