E Diel, 1 Nëntor 2026

Leo Messi triumfon në MLS dhe thekson: Në SHBA udhëtime 6-7 orëshe, e vështirë

Inter Miami bëri histori duke fituar trofeun e MLS 2025, duke mposhtur Vancouver Whitecaps të Thomas Muller me rezultatin 3-1 dhe duke u bërë skuadra e gjashtëmbëdhjetë që fiton titullin në sezonin e tyre të gjashtë.

Një triumf i shënuar nga Leo Messi, i cili pas fitores tha: “Ideja ishte ta çonim klubin në majë, një sfidë sepse ishte një skuadër e re. Ne luajtëm një rol të denjë në Kupën e Botës për Klube, më shumë sesa priste kushdo prej nesh. Ishte një përvojë e shkëlqye”.

Distancat e mëdha që grupi duhej të përshkonte ishin një tjetër pikë që argjentinasi theksoi: “Ka shumë udhëtime, udhëtimet këtu janë të gjata, të vështira, ne shkuam në Vancouver, Los Angeles, udhëtime gjashtë ose shtatë orëshe, shumë e vështirë. Tani do të kemi një parasezon të mirë dhe do të fillojmë nga e para”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›