E Diel, 1 Nëntor 2026

Kupa e Botës në Ski në RTSH/ Slalomi është disiplina e saj e preferuar, Lara Colturi niset e dyta në Semmering

Gara e radhës e Lara Colturit në Kupën e Botës në Ski për femra është sërish në Semmering të Austrisë, sot garohet në slalom, në disiplinën e preferuar të skiatores kuqezi.

Zbritjen e parë të Lara Colturit mund ta ndiqni në RTSH 1 dhe RTSH Sport në orën 14:15, ndërsa zbritjen e dytë në orën 17:45 në RTSH 1.

Lara Colturi do të niset e dyta në zbritjen e parë, prandaj mos humbisni garën e saj që do të transmetohet drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›