E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhjet në Kosovë, voton Osmani: Rezultati të na sjellë shpejt qeveri

Teksa Kosova mban zgjedhjet e dyta parlamentare brenda një viti, votën e ka hedhur edhe presidentja Vjosa Osmani, e cila ka votuar në Prishtinë.

Gjatë fjalës së saj për mediat, Osmani shprehu besimin që këtë herë vota e qytetarëve të mund të përcaktojë qartë qeverinë e ardhshme dhe ngritjen e institucioneve në vend.

“Uroj të ketë një pjesëmarrje sa më të madhe të qytetarëve në procesin zgjedhor dhe rezultatet të mundësojnë formimin sa më të shpejtë të Kuvendit dhe zgjedhjen e Qeverisë së re të Kosovës. Formimi i këtyre institucioneve është i domosdoshëm për procese të rëndësishme të brendshme dhe ndërkombëtare për Kosovën”, tha Osmani.

/rtsh.al/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›