E Diel, 1 Nëntor 2026

Kupa e Italisë: Interi mposht Torinon dhe kalon në gjysmëfinale

Interi avancon në gjysmëfinale të Kupës së Italisë pas fitores 2-1 kundër Torinos në fushë neutrale në Monza. Nga një gol në secilën pjesë për zikaltërit: Bonny zhbllokoi sfidën në pjesën e parë, dhe Diouf dyfishoi epërsinë në fillim të pjesës së dytë.

Dhjetë minuta më vonë, Kulenovic shënoi golin e tij të parë për Torinon dhe rihapi ndeshjen. Nga aty, filloi gjysmëorëshi i fundit i agresionit intensiv të Torinos, duke sfiduar seriozisht mbrojtjen e Interit. Madje gjeti barazimin me anë të Pratit, por goli u anulua për një pozicion jashtë loje.

Momenti i pjesës së fundit të ndeshjes nuk ishte i mjaftueshëm për ekipin e Baronit, i cili duhet të largohet nga Kupa e Italisë. Interi në gjysmëfinale do të përballet me fituesin e ndeshjes Como-Napoli.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›