Kupa e Shqipërisë – Vllaznia barazon me Dinamon, Egnatia me Elbasanin

TIRANË, 8 prill /ATSH/ Kanë përfunduar në barazim dy sfidat e para gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë.
Në përballjen e parë të Kupës së Shqipërisë, Egnatia dhe Elbasani u ndanë në barazimin 1-1. Sfida e zhvilluar në Rrogozhinë ishte e hapur për të dyja ekipet, duke lënë gjithçka të hapur për ndeshjen e kthimit.
Vendasit e nisën takimin në mënyrën më të mirë të mundshme, teksa Sota kaloi Egnatian në avantazh që në minutën e 5-të.
Megjithatë, Elbasani reagoi para përfundimit të pjesës së parë, duke barazuar shifrat në minutën e 44-t falë golit të Ze Gomes.
Në fraksionin e dytë nuk pati ndryshim rezultati, me të dyja skuadrat që u ndalën në një barazim, ndërsa bileta për në turin tjetër do të vendoset në “Elbasan Arena”.
Paralelisht skuadra e Vllaznisë mori një barazim 1–1 përballë Dinamos, duke lënë gjithçka të hapur për sfidën vendimtare në Shkodër.
Kuqeblutë vijojnë betejën për dy trofe, me besimin dhe mbështetjen e një qyteti të tërë që qëndron pas tyre në çdo hap.
Ndeshjet e kthimit luhen më 23 prill.
/e.i/a.f/r.e/