E Hënë, 2 Nëntor 2026

Kur do bësh një foto me Lulin? Rama i përgjigjet qytetarit: E do me autograf?! S’puqemi fizikisht, jemi të lidhur me zemër

Kreyministri Edi Rama dhe kreu i demokratëve euroatlantik Lulzim Basha kanë qenë në qendër të vëmendjes për shkak të replikave të shkëmbyera online me njëri-tjetrin.

Ditën e sotme, një qytetar, në rubrikën “Sy m’sy” e pyeti kryeministrin Rama se kur do të bëjë në foto bashkë me Bashën.

Rama replikoi me një komentues i cili e pyeti se kur do të bëjë një foto të përbashkët me Lulzim Bashën.

Rama me ironi u përgjigj se fizikisht “nuk puqen, por janë të lidhur me zemër”.

“Me Lulin kur e keni lënë për foto se pyet një shoku im në diasporë”, iu drejtua qytetari.

“E do me autograf të përbashkët shoku në diasporë?! Për foton nuk e di se fizikisht nuk puqemi, por zemrën e kemi të lidhur. Jemi të lidhur me zemër se kështu fizikisht nuk puqemi me njëri-tjetrin. Nuk jemi larg syve dhe larg zemrës, jemi larg syve dhe sytë në zemër”, shprehet Rama.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›