E Diel, 1 Nëntor 2026

“Kur heshtja flet”, Akademia e Shkencave promovon librin e autorit Ahmet Shala

Akademia e Shkencave e Shqipërisë promovoi librin “Kur heshtja flet” të autorit Ahmet Shala, një vepër që trajton padrejtësitë e procesit gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK në Hagë.

Libri me 355 faqe sjell një rrëfim të thellë historik, moral dhe shpirtëror, të ndërtuar mbi reflektime personale, dëshmi dhe analiza politico-juridike.

Në qendër të tij është ideja se heshtja nuk është boshllëk, por një hapësirë ku lindin të vërtetat më të mëdha, duke pasqyruar dhimbjen e familjeve, pritjen për drejtësi dhe sakrificën e një populli.

Një pjesë e rëndësishme e librit janë vizitat e autorit në Hagë, ku ai sjell momente nga takimet me ish-udhëheqësit: Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi.

Përmes këtij botimi, autori ngre pikëpyetje mbi drejtësinë ndërkombëtare dhe sjell një këndvështrim njerëzor e emocional mbi historinë e Kosovës, duke theksuar se ajo mbetet një e pandashme dhe e gjallë në kujtesën kolektive.

Gazetare: Xhilda Kondi

/rtsh.al/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›