E Diel, 1 Nëntor 2026

Britania dhe Franca organizojnë takimin e 30 vendeve për krijimin e koalicionit ndërkombëtar për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

Britania dhe Franca po përgatiten për një takim me rreth 30 vende që synon krijimin e një koalicioni ndërkombëtar që do të garantojë sigurinë e Ngushticës së Hormuzit. Lajmi është raportuar nga mediat britanike të cilat sqarojnë se ky takim i cili do të mbahet në nivel zyrtarëve të mbrojtjes, do të kryesohet nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Britanike, Richard Knighton, dhe homologu i tij francez, Fabien Madon.

Londra është ofruar gjithashtu të organizojë një konferencë ndërkombëtare të mëvonshme mbi sigurinë e Ngushticës së Hormuzit në Portsmouth ose Londër me qëllim krijimin e një koalicioni vendesh të angazhuara në këtë mision.

Ministria britanike e Mbrojtjes nuk e ka konfirmuar këtë informacion.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›