E Martë, 3 Nëntor 2026

Kurorëzimi i mësimit të shkronjave/ Festa e Abetares, emocioni i vitit të parë të dijes

Gëzojnë për momentin më të veçantë në rrugëtimin e tyre drejt dijes. Pasi mësuan shkronjë pas shkronjë, të lexojnë dhe të shkruajnë nxënësit e klasës së parë, në prag të mbylljes së vitit shkollor festojnë për Abetaren, librin më të paharruar.

Të kujdesur deri në detaje, secili me një germë identifikuese, të vegjlit recitojnë e këndojnë, duke performuar me krenari njohuritë që morën në vitin e parë në bankat e shkollës.

Për nxënësit do të mbetet e paharruar gjithë jetën dhe mësuese Matilda nuk e fsheh krenarinë për nxënësit e saj për arritjet e tyre të para

Gëzim dhe emocion shfaqin të vegjlit. Emocionet nuk i fshehin dot edhe prindërit dhe gjyshërit, që ndoqën spektaklin e dhuruar nga vogëlushët.

Festa e abetares mbetet një kujtim i bukur për çdo fëmijë. Me mbylljen e këtij kapitulli të parë, vogëlushët vazhdojnë rrugëtimin arsimor të gjatë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›