E Martë, 3 Nëntor 2026

Numër i lartë i pushuesve në bregdetin e Lezhës, trafik i rënduar nga Velipoja deri në Milot

Fundjava ka sjellë një prani të lartë të pushuesve në bregdetin e Shëngjinit, duke shkaktuar mbingarkesë në qarkullimin rrugor.

Gjatë orëve të pasdites e të dielës, lëvizjet masive të qytetarëve që largoheshin nga plazhet krijuan trafik të dendur që nga Rana e Hedhun deri në hyrje të superstradës në Milot.

Trafiku i rënduar ka qenë prezent edhe në segmentin Shëngjin–Milot, ku automjetet kanë lëvizur me ritëm të ngadaltë, duke krijuar radhë të gjata.

Fluksi i shtuar ka ndikuar edhe në rrugën që lidh Shëngjinin me Velipojën, ku lëvizja ka qenë me vështirësi në qarkullim për shkak të dendësisë së trafikut.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›