"Kurthi qe me ngriti prokuroria"

Kerko shume qe te marresh sa te mundesh, me qellimin e vetem qe te permbushesh "misionin e paracaktuar". Ky eshte vleresimi qe Orik Shyti, nje nder personat qe akuzohet si anetar i asaj qe cilesohet "Hakmarrja Shqiptare per Drejtesi", jep per prokuroret e ceshtjes, e cila dy dite me pare shenoi fazen parafinale te dhenies se pretences. Ne nje interviste ekskluzive per "Koha Jone", Orik Shyti, i cili aktualisht jeton nen mbrojtje permes azilit politik, ne nje nga vendet e Bashkimit Evropian, komenton pretencen e dhene dy dite me pare nga Prokuroria e Krimeve te Renda. Kjo e fundit, kerkoi nga Gjykata e Shkalles se Pare per Krime te Renda, burgim te perjetshem per Orik Shytin, Altin Arapin dhe Leart Shytin, nen akuzat e krijimit te organizates kriminale, vjedhje me dhune, vrasje, plagosje etj. Ndersa per shtate te pandehur te tjere, u kerkuan 143 vjet heqje lirie. Qe te dhjete te dyshuarit i jane nenshtruar procesit gjyqesor ne liri. Te gjitha akuzat jane cilesuar te pabaza nga te pandehurit dhe avokatet e tyre.
Ne intervisten per "Koha Jone", Orik Shyti ndalet gjate ne kerkesat e prokurorise qe vlereson se "jane te njejta me ato te vitit shume te larget 1996". Per Shytin, "vetem nje presion i forte politik mund ta detyronte prokurorine te shperfillte vendimet e gjykatave te disa vendeve evropiane dhe vendimin e vezhgueses se OSBE-se, e cila vezhgoi gjyqin per afro dy vjet".
Ne kete pike, Orik Shyti "zbulon" dhe ate qe e cileson "kurthin" e prokuroreve te ceshtjes: "Kerkesat e prokurorise jane ne te njejten kohe dhe presion per gjykaten. Ato rrahin kaq maksimalisht, qe gjykata te jete e detyruar te mos jape pafajesi. Cka do te thoshte fajesim per ate qe e krijoi dhe perdori politikisht Hakmarrjen".
Prokuroria dha nje dite me pare pretencen ndaj asaj qe e cileson "Hakmarrja Shqiptare per Drejtesi" dhe anetare te supozuar te saj. Si i vleresoni ju objeksionet e shprehura nga organi i akuzes?
Ajo qe mund te them pas nje shikim te shpejte mbi 134 faqet e firmosura nga dy prokurore eshte: Te krijohet bindja se pretenca eshte shkruar, jo vetem ne frymen, por edhe duke iu permbajtur teresisht emisionit special televiziv "Grahmat e fundit permes terrorit dhe krimit", transmetuar me 16 tetor 1996, me rastin e ditelindjes se Enver Hoxhes, tri dite perpara zgjedhjeve te pushtetit vendor. Me shume se mungesa e fantazise per te thene ndonje gje te re, duket se nje hall i madh i ka shtyre dy prokuroret ta rishkruajne nje tekst pas dymbedhjete vjeteve.
Konstatoni ju elemente te rinj pas nje procesi hetimor te nisur prej me shume se nje dekade?
Perkundrazi. Pretenca eshte shkruar, sikur ne keto dymbedhjete vite nuk ka ndodhur asgje, as brenda dhe as jashte salles se gjyqit. Keta prokurore qe, sipas replikave te avokateve te botuara ne shtyp, rrinin me koke ulur para gjykates dhe rralle-tek belbezonin ndonje brockull, per te justifikuara falsifikimet qe kishin bere ish-koleget e tyre, tani marrin guxim dhe i kerkojne gjykates ate qe do cudiste cilindo qe ka ndjekur gjyqin dhe eshte njohur me malin e prova te falsifikuara.
A prisnit ju te tilla masa denimi nga pretenca e prokurorise?
Sigurisht qe ne nuk cuditemi nga kjo pretence, sepse e dime se kush jane ate qe luftojne per ta mbajtur te mbuluar vendosjen e autobombes te supermarketi i "Vefes", vrasjen e drejtorit te Burgjeve etj., dhe kush eshte prapa tyre. Ata jane te ndjeshem vecanerisht qe autoret e ketyre krime te mos gjenden asnjehere. Kujtoni se si reaguan para tre-kater vjetesh kur shtypi grek dhe shtypi shqiptar buciten se autori i autobombes mund te ishte nje shtetas grek. Menjehere e nxoren Theodhori Sollakun per "te sqaruar" opinionin se autore e shperthimit ishte "Hakmarrja per Drejtesi". Dhe mediat e mbyllen gojen. Jo me larg se tre muaj me pare, nje zyre e policise ne Ministrine e Brendshme citohej nga shtypi, se shume shpejt do t'i viheshin prangat vrasesit te drejtorit te Burgjeve. Tre muaj me vone, pardje, nje prokuror i thote opinionit se "mos e beso ate qe thote ajo zyra e policise, por beso se vrasjen e ka bere Altin Arapi me urdher te Orik Shytit". Dhe ajo, zyra e policise do ta mbylle gojen.
Seancat e procesit gjyqesor ndaj jush jane vezhguar direkt edhe nga perfaqesues te OSBE-se. Keni ju sinjale mbi vleresimet e tyre?
Vetem nje presion i forte mund ta detyronte prokurorine qe te injoroje provat, te injoroje konkluzionet e njerezve te OSBE-se qe ndoqen gjyqin dy vjet rresht dhe vendimet e gjykatave te huaja, qe e kane cilesuar procesin te falsifikuar per arsye politike.
Do te deshiroja qe te ishte e vertete ajo qe eshte me pak e besueshme. Do te deshiroja qe guximi i shfaqur ne shume faqe te shkruara per te mbrojtur autoret e vertete te shtatembedhjete krimeve dhe per te mbuluar krimin, qe njerez me emer te pervecem kane kryer ndaj nesh, te mos jete i organit qe perfaqeson shtetin, por i ndonje prokurori te kapur nga banda kriminale qe krijoi "Hakmarrjen per Drejtesi", i cili nuk guxon as ta permende, bllokun qe permban platformen e "Hakmarrjes", pale te guxoje te thote se kush e shkroi dhe kush e futi ne banesen "konspirative", bashke me ciften time.
Po shpresojme se ajo qe ka ngecur ne gardhin e 16 tetorit 1996, eshte ora e atyre qe u duhej te krijonin "Hakmarrjen per Drejtesi". Une shpresoj akoma te morali profesional dhe ai njerezor.
Te gjitha akuzat ne pretencen e Prokurorise:
29.01.1993
Grabitet dega e valutes se Bankes se Kursimeve, 307 mije dollare
13.04.1993
Grabitet selia e shoqerise "IAP", 53 mije dollare
15.12.1993
Vritet te "21 Dhjetori" Sami Jata, nuk mund t'i vidhen leket qe transportonte
11.08.1994
Shoqeria "Shkumbin Petrol" grabitet ne mes te dites, merret kasaforta dhe shperthehet me vone, ku i vodhen 2.6 milione leke
12.10.1994
Grabitet shoqeria "IAP", merren 3500 dollare dhe plagoset roja Eduard Trimi
13.12.1994
Vidhet me pasoje vdekjen Pal Prendi nga Vlora, punonjes i pikes se grumbullimit te parave te "Gjallices". Grabiten 2 arka me para. Shuma 3 milione leke
14.01.1995
Grabitet argjendaria "Agron", ne vleren 576.377 leke
20.01.1995
Grabitet Banka e Kursimeve dega ne Vlore, ne vleren 2.6 milione leke
21.01.1995
Grabitet kompania e sigurimeve shoqerore "INSIG", ku grabiten 156 mije leke, me pasoje plagosjen e punonjesit te kesaj shoqerie
03.03.1995
Grabitet Ndermarrja e Lendeve Djegese ne Tirane "Butongas", ku i vidhen 430 mije leke
12.04.1995
Vritet dhe me pas i merren leket shtetasit Pirro Komini, qe transportonte leket e "VEFA"-s ne banesen e tij, ne afersi te Gjykates se Tiranes. Vlera 18 milione e 500 mije leke i grabiten
15.06.1995
Grabitet fabrika e sfungjerit "Albafon" ne Laprak ku i vodhen 940 mije leke
31.10.1995
Rrembehet femija Erjon Nushi, prinderve u kerkohet 200 mije dollare, por lirohet 3 dite me pas pa marre leket e kerkuara
12.01.1996
Grabitet filiali i shoqerise VEFA ne Vlore, merren 145 mije dollare
18.04.1996
Grabitet Banka Kombetare Tregtare dega Vlore, merren 2.2 milione leke
26.02.1996
Vendosja e eksplozivit ne supermarketin e kompanise "VEFA" ne Tirane, vriten kater persona, plagosen 17 te tjere
26.07.1996
Vritet ish-drejtori i Burgjeve, Bujar Kaloshi, ne afersi te shtepise se tij