I semuri mendor masakron 72-vjecarin
Nje 24-vjecar, nga fshati Fier-Shegan, i rrethit te Lushnjes, akuzohet se ka ekzekutuar ne menyre makabre nje te moshuar nga qyteti i Himares. Bledi Xhaferri, i dyshuar si i semure mendor, i ka care kafken me gur dhe me pas i ka shqyer trupin me thike 72-vjecarit Pirro Bollano, ne qender te qytetit te Himares. Policia tha se viktima kishte punesuar 24-vjecarin per te kryer disa punime ne nje sipermarrje ndertimi, ku ai ishte mbikeqyres, dhe dyshohet se motiv i sulmit ka qene mosmarreveshja per ceshtjen e pageses. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 09:15 te mengjesit te djeshem. Deshmitare okulare ne vendngjarje kane treguar se 24-vjecari ka reaguar ne menyre te perbindshme. "I riu ka qene duke pire nje frape, ne nje nga lokalet ne sheshin kryesor te qytetit, perballe godines se Albtelekomit", tregoi per policine vendore nje nga personat e shumte, qe kane pare skenen e krimit. Vinte shpesh ne kete lokal dhe merrte gjithnje frape, te cilen here e paguante e here jo. Me te pare te moshuarin ne rruge, ai eshte ngritur nga tavolina dhe e ka ndjekur nga pas. Mori nje cope guri dhe e goditi disa here ne koke. Pirro Bollano ra pertoke dhe nga koka i plasi gjaku. Bledi Xhaferri e goditi perseri disa here te tjera, derisa i cau kafken. Dukej ne gjendje ekstaze, teksa futi doren brenda kokes se viktimes dhe i nxori jashte trute. Me pas nxori nga xhepi nje thike dhe i shqeu barkun te moshuarit, duke i nxjerre ne shesh organet e brendshme. Pas kesaj u gjunjezua perpara viktimes dhe nisi te bertase: 'Krishti u ngjall'". Qytetaret jane tmerruar nga skena makabre dhe kane nisur te bertasin per te thirrur policine. Ata treguan se eshte hera e pare ne kete qytet qe ndodh nje krim i tille i shemtuar. Banoret e frikesuar jane futur brenda dyqaneve apo shtepive, ndersa nje efektiv i policise se Himares ka mundur t'i afrohet 24-vjecarit te gjunjezuar perpara viktimes dhe ka e ka neutralizuar ate. "Nuk ka bere asnje rezistence, thane disa deshmitare te pranishem ne vendngjarje, madje kur e arrestoi policia ai nuk levizte nga vendi". Burime nga Drejtoria e Policise se Qarkut te Vlores bene te ditur dje se Xhaferri ishte i punesuar prej 10 ditesh ne qytetin e Himares. Policia ka konfirmuar se i akuzuari per vrasjen njihet si person me probleme mendore, por ai do t'i nenshtrohet ekspertizes mjeko-ligjore, qe do te percaktoje gjendjen e tij mendore. Ne cilesine e proves materiale, policia ka marre ne ruajtje gurin dhe thiken, me te cilat mendohet se eshte kryer krimi, ndersa i arrestuari eshte derguar ne dhomat e paraburgimit te Drejtorise se Policise se Qarkut te Vlores. Policia ka marre ne pyetje dhjetera persona, pjesa me e madhe e te cileve deshmitare ne vendngjarje, ndersa ende nuk behen te ditura deklarimet e personit te akuzuar per krimin.
Viktima, pronar tokash dhe mbikeqyres punimesh
Burime nga qyteti i Himares bejne te ditur se 72-vjecari Pirro Bollano ishte pronar tokash. Ai i kishte shitur nje firme private, e cila eshte shoqeri ndertimi, nje sasi te konsiderueshme tokash, ku po kryhen aktualisht punime dhe ndertime, ne periferi te qytetit te Himares. Pikerisht ne kete zone, prej 10 ditesh punonte edhe Bledi Xhaferri, ndersa plaku Bollano ishte mbikeqyres ne keto punime qe beheshin. Ende nuk ka te dhena mbi deklarimet e bera ne policine e Vlores nga i dyshuari, si autori i vrasjes pas arrestimit, por, sipas deshmitareve ne vendngjarje, gjithcka ka nisur nga nje pakenaqesi e tij per shkak te punes qe sapo kishte nisur, pakenaqesi kjo qe u shnderruar ne nje masaker ne qender te qytetit te Himares.