Kurti: LVV shënoi rritje në zgjedhje lokale, jemi në balotazh në 12 nga 17 komuna

PRISHTINË, 13 tetor /ATSH/ Kryeministri në detyrë dhe njëherazi Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti në një konferencë për media tha sot se LVV jo vetëm që e ka ruajtur rritjen, por është ngritur si forca kryesore politike edhe në nivel lokal.
Kurti tha se në komunat ku LVV ishte duke qeverisur ka fituar, kurse tha se ka subjekti i tij ka shkuar në 12 komuna nga 17 që kanë shkuar në balotazh.
“LVV ka një histori vetëm 12 vjeçarje në zgjedhjet lokale, por këto vite ka dëshmuar rritje të pandalshme dhe të vazhdueshme. Në zgjedhjet e mbajtura dje sipas rezulateve LVV ka fituar pa balotazh në Podujevë Kamenicë dhe Shtime me vota nga diapsora mund të dal që edhe Gjilanin e kemi fituar pa balotazh që i bie që në katër komuna ku kemi qeverisur vazhdojmë pa balotash po jemi në balotazh në 12 komuna nga 17 sa kanë shkuar në balotazh. Pritet ende numrimi i votave të diasporës, këto rezultate tregojnë e se lëvizja jonë jo vetëm se e ka ruajtur rritjen por është ngritur si forca kryesore politike edhe në nivel lokal dhe kjo është dhurata e popullit për 20 vjetorin e LVV”, tha ai.
Ai ftoi organet e drejtësisë të merren me raportimet dhe exit pollet për Mitrovicën.
“Ajo çka ndodhi rreth raportime për Mitrovicë, duhet hetuar por bëhet fjalë për inxhinerin e ndërhyrjeve flagrante dhe exit pollet për dallim nga një më shumë se një organizatë dhe postimi i lajmeve të rreme nuk janë thjeshtë një huqje është cenim i demokracisë i ftoj organet e drejtësisë”, tha ai.
/Kosovapress/