Kurti gati për bashkëpunim me opozitën?/ Thërret për bisedime Krasniqin dhe Abdixhikun

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka ftuar kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, dhe atë të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, në një takim më 1 maj.
Siç thuhet në ftesat, dyshja ftohet për të diskutuar lidhur me krijimin e institucioneve të reja pas zgjedhjeve.
Takimi është kërkuar për të enjten, në orën 08:30.
/ abcnews.al