Shpërthen makina e drejtorit të Kurtit/ Militanti i kryeministrit: Nuk kam probleme me askënd

Makina private e ushtruesit të detyrës së drejtorit të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës Osman Hajdari, është dëmtuar nga një shpërthim i dyshuar paraditen e kesaj te premteje.
Policia e Kosovës njoftoj se në orën 10:00 u sinjalizuan lidhur me dyshimet për një shpërthim në një veturë, që ishte në parkingun e ketij spitali.
Autoritetet shkuan ne vendgjarje, nga ku nuk raportohet per persona te lenduar, por vetem deme materiale.
Ndërkaq, Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës deklaroj se “dëmtimi ka ndodhur në rrethana ende të panjohura”, por ngjarja u shenua teksa po bëheshin përgatitjet e mbledhjes së rregullt të Bordit Drejtues të këtij institucioni, e cila ishte parashikuar të mbahej në hapësirat e administratës qendrore të ketij spitali.
Për incidentin janë njoftuar menjëherë organet kompetente qe kane filluar tashmë ka filluar procedurat e nevojshme hetimore për të sqaruar rrethanat e këtij rasti.
Per kontrollin e makines se drejtorit te Qendres Klinike Universitare ne Kosove u angazhuan Njësiti anti-bombë nga strukturat e Policise.
Osman Hajdari ka qene anetar i partise se Albin Kurtit, Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren, dhe u emërua ne krye te Qendrën Klinike Universitare të Kosovës më 22 janar te vitit 2024.
Opozita ne ate kohe e akuzoj Kurtin per punesime partiake ne pozicione kyçe te administrates shteterore.
Vete Osmani deklaroj se ky akt lidhet me detyren e tij…