E Martë, 3 Nëntor 2026

“Kurti, ndërhyrje e papranueshme ndaj sistemit të drejtësisë”/ Gjykata Supreme në Prishtinë i përgjigjet “qeverisë në detyrë”

Gjykata Supreme e Kosovës e konsideron ndërhyrje të papranueshme në pavarësinë e gjyqësorit reagimin e Qeverisë në detyrë, pas shfuqizimit të Udhëzimit Administrativ për Shfrytëzimin e Pajisjeve Elektronike Fiskale, Sistemeve Fiskale dhe Softuerëve Elektronikë Fiskalë, firmosur nga ministri ne detyre I Ekonomise Hekuran Murati,

Sipas Gjykatës, reagimi i Qeverisë në detyrë po bene jo vetëm një keqinterpretim të natyrës së vendimmarrjes gjyqësore, por edhe një tentativë për të vënë në pikëpyetje autoritetin e gjyqësorit.

Në një komunikatë për media, Gjykata Supreme thekson se të gjitha institucionet, përfshirë Qeverinë, janë të obliguara ta respektojnë pavarësinë e gjyqësorit si një nga themelet e rendit kushtetues të Republikës së Kosovës dhe, si të tilla, duhet të tregojnë përkushtim në zbatimin e këtij parimi.

“Çdo përpjekje për ta vënë në pikëpyetje autoritetin e Gjykatës dhe legjitimitetin e vendimeve të saj, përmes deklaratave politike, cenon pavarësinë e gjyqësorit dhe dëmton besimin e qytetarëve në institucionet e drejtësisë. Gjykata Supreme pret, në radhë të parë, që institucionet shtetërore të tregojnë gatishmëri për zbatimin e vendimeve gjyqësore, si kusht i funksionimit të shtetit ligjor. Gjykata Supreme do të vazhdojë të ushtrojë funksionin e saj në mënyrë të pavarur dhe të pandikuar, duke garantuar zbatimin e ligjit,” thuhet më tej në komunikatën për media.

Qeveria në detyrë, pas vendimit të Gjykatës Supreme për shfuqizimin e Udhëzimit Administrativ për arkat fiskale, e ka cilësuar atë si arbitrar dhe si një interpretim të njëanshëm të dispozitave ligjore.

Në aktgjykimin e Gjykatës Supreme thuhet se ministrat, të cilët janë edhe deputetë, nuk mund të nxjerrin akte nënligjore, pasi kjo bie ndesh me dispozitat kushtetuese, nderkohe qe qeveria Kurti sillet ende si nje ekzekutiv me pushtet te plote, edhe pse ka siguraruar vetem 48 deputete nga zgjedhjet e 9 shkurtit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›