Policia e Kosovës kontrolle në drejtorinë e Arkivave dhe Kadastrës/ Arrestohen katër zyrtarë, akuzohen për shpërdorim detyre

Katër persona, dy gra dhe dy burra, janë arrestuar nga Policia, pas bastisjeve në agjencit렠e Arkivave dhe atë Kadastrale ne Kosove
Dyshimet mbi të cilat janë kryer bastisjet kanë të bëjnë me keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Bastisjet përveç Prishtinës janë kryer edhe në komunen e Ferizaj dhe Shtimes.
Njësia Speciale e Policisë së Kosovës e nisi kete aksion mëngjesin e së mërkurës, aksion i cili eshte konfirmuar nga Kaltrina Shala, zëdhënëse në Prokurorinë Themelore në Prishtinë.
“Prokuroria Themelore në Prishtinë në koordinim dhe bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës, sipas urdhëresës nga gjykata, ka ndermarre nje aksion për bastisje dhe kontroll në institucionin e Arkivës dhe atë kadastral të Kosovës për veprën penale ‘Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’”, ka thënë ajo. / abcnews.al