E Diel, 1 Nëntor 2026

Kurti paralajmëron Pakon e Inflacionit: 200 milionë euro për qytetarët dhe për transportin publik

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë seancës së Kuvendit ku po diskutohej rritja e çmimeve të naftës, paralajmëroi se qeveria do të sjellë një pako të re për përballje me inflacionin.

Ai tha se kjo pako, e quajtur “Inflacioni 2.0”, do të ketë një vlerë prej 200 milionë eurosh.

“Ne jemi duke përgatitur Pakon e Inflacionit 2.0 në vlerë prej 200 milionë eurosh, kjo është mënyra se si ne përballemi me inflacionin,” deklaroi Kurti.

Kryeministri theksoi se mbështetja do të shtrihet edhe për transportin publik urban dhe ndërurban, duke e konsideruar këtë si një masë të rëndësishme për qytetarët në kohë sfiduese.

“Në këtë kohë sfiduese, çmimet e naftës dhe energjisë kanë luhatje të vazhdueshme dhe është e lehtë të kërkohen zgjidhje të shpejta. Por detyra jonë nuk është të gjejmë rrugën më të lehtë, por ta zgjedhim rrugën më të drejtë, më të dobishme dhe më të qëndrueshme për vendin tonë,” tha Kurti.

Sipas mediave në Kosovë, Kurti ka theksuar se efektet më dramatike të krizës globale nuk janë ndjerë ende në vend, pasi nuk ka pasur kufizim të furnizimit dhe as humbje të derivateve. Ai shtoi se kërkesat për uljen e TVSH-së dhe akcizës për naftën janë të përsëritura në çdo krizë, por sipas tij, kjo nuk sjell efekt real në produktet e tjera.

“Në pamje të parë kjo duket si zgjidhje e thjeshtë dhe e shpejtë, por në realitet është një zgjidhje e kushtetueshme. Edhe nëse ulet TVSH-ja, efekt nuk ka te produktet e tjera,” u shpreh Kurti.

/rtsh.al/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›