E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Kush është Barack Obama i ri? Cenkollari zbulon senatorin që mori 100 mln dollarë mbështje

Gazetarja shqiptare në SHBA, Klementina Cenkollari në një lidhje të drejtpërdrejtë në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me zgjedhjet e mes mandatit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gazetarja shtoi se senatori i Xhorxhias Jon Ossoff arriti të sigurojë një mandat të ri në Senat, duke u dalluar si një nga figurat kyçe demokrate që korr sukses në një shtet ku më herët ka fituar Donald Trump.

Ajo shtoi se 39-vjeçari arriti të mbledhë një mbështetje të konsiderueshme financiare prej afro 100 milionë dollarësh për fushatën e tij teksa mediat në SHBA e konsiderojnë si Barack Obama i ri.

“Sot përmendim një emër të mundshëm që është senatori i Xhorxhias Jon Ossoff. Ai arriti që të mbante vendin e tij në Senat. është i vetmi senator demokrat i cili ka arritur të fitojë në një shtet ku zoti Trump kishte fituar në zgjedhjet presidenciale.

Është një senator në moshën 39-vjeçare i cili në këto zgjedhje arriti që të sigurojë një mbështetje financiare prej 100 milion dollarësh. Deri në muajin qershor ai ka thënë se nuk ka interes që të garojë në zgjedhjet presidenciale.

Megjithatë ë që nga dita e djeshme deri sot në përqindjet që ai mund të jetë një emër i mundshëm i demokratëve në zgjedhjet presidenciale është shtuar. Madje sot gazeta Washington Post e konsideronte atë ndoshta si një Barack Obama i dytë. Megjithatë jemi vetëm në fillim por e rëndësishme është thuajse loja e emrave edhe në kampin demokrat tani ka nisur të hapet”, tha ajo.

Lajme të Sugjeruara

Kërkimi i 69-vjeçarit të zhdukur në Elbasan, ndërhyjnë ekspertët e xhenios! 16 persona në terren

Kërkimi i 69-vjeçarit të zhdukur në Elbasan, ndërhyjnë ekspertët e xhenios! 16 persona në terren

Ekspertët pezullojnë kërkimet për 69-vjeçarin e zhdukur në Elbasan, shkak rrezikshmëria që paraqet ndërtesa

Ekspertët pezullojnë kërkimet për 69-vjeçarin e zhdukur në Elbasan, shkak rrezikshmëria që paraqet ndërtesa

Studentët ndryshojnë strategjinë e protestës, dy tubime kombëtare në javë! Protesta e radhës në 7 nëntor

Studentët ndryshojnë strategjinë e protestës, dy tubime kombëtare në javë! Protesta e radhës në 7 nëntor

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›