Kërkimi i 69-vjeçarit të zhdukur në Elbasan, ndërhyjnë ekspertët e xhenios! 16 persona në terren


4 Nëntor 2026 | 21:36
Ekspertët e xhenios janë angazhuar në operacionin e kërkim-shpëtimit në pallatin e dëmtuar nga shpërthimi në Elbasan. Ndërhyrja e tyre synon të lehtësojë punën e ekipeve të emergjencave në rrënojat e godinës, ku vijon kërkimi për 69-vjeçarin Hamit Ibro, i cili rezulton ende i zhdukur.
Në terren po punojnë 16 persona, të organizuar në dy ekipe kërkim-shpëtimi dhe të pajisur me mjetet e nevojshme për ndërhyrje në kushte të vështira.
Shkatërrimi pothuajse i plotë i pallatit e bën operacionin tejet të rrezikshëm, për shkak të mundësisë së shembjes së mëtejshme të strukturës. Nga kontrollet me kamera termike, sipas ekspertëve, mundësitë që 69-vjeçari të gjendet ende në jetë janë shumë të pakta.
Pavarësisht kësaj, kërkimet do të vijojnë deri në fund. Aktualisht, ndërhyrja është përqendruar në pjesën e rrënojave ku, bazuar në informacionet e familjarëve dhe strukturave vendore, dyshohet se ndodhej 69-vjeçari në momentin e shpërthimit.
Lajme të Sugjeruara
- 21:37 Gazetarja: Trump e dinte se republikanët do të humbnin zgjedhjet e mesmandatit
- 21:35 Kush është Barack Obama i ri? Cenkollari zbulon senatorin që mori 100 mln dollarë mbështje
- 21:20 Clinton i parashikoi të ardhmen 19 vite më parë, historia e Abdul El-Sayed! Muslimanit të parë në Senatin amerikan
- 21:11 Edhe gruaja e senatorit të parë mysliman në Amerikë bëhet “hit”
- 21:06 Zgjedhjet e mesit të mandatit ishin një qortim i fortë për marrëdhënien SHBA-Izrael
- 20:59 Keqtrajtimi i studentëve, arrestohet komandanti i njësisë speciale në Serbi
Kryefaqja