Kush është “krahu i djathtë” i Prodës që u shkarkua sot

Drejtori i komanduar i Policisë së Shtetit, Sokol Bizhga, firmos urdhrin e parë përmes të cilit pezullon nga detyra Ulian Shpataraku, një nga njerëzit më të besuar të ish-kryepolicit, Ilir Proda.
Argumenti i shkarkimit ishte “mosparaqitje në mënyrë të rregult në detyrë”.
Ulian Shpataraku, me funksion Asistent në Departamentin për Teknologjinë e Informacionit në Policinë e Shtetit, ishte ndër zyrtarët më pranë Prodës, pjesë e kabinetit të tij dhe kishte fituar disa grada për “meritatë veçanta”.
Proda, së bashkua me kryepolicin e Tiranës Elton Alushi, u shkarkua pas protestës së fundit të opozitës.
Motivi pas shkarkimit të tyre raportohet se është bërë mos garantimi i rendit dhe sigurisë gjatë protestës së opozitës, duke rrezikuar jetën e shtetasve të huaj.