E Diel, 1 Nëntor 2026

Kushtetuesja i përgjigjet Ramës: Është e papranueshme çdo formë ndikimi ndaj gjykatës

Gjykata Kushtetuese iu kundërpërgjigj Kryeministrit Edi Rama duke deklaruar se çdo formë ndikimi mbi vendimet e saj është e papranueshme.

Në një njoftim për mediat, gjykata theksoi se ajo është e pavarur në ushtrimin e funksionit të saj kushtetues.

“Gjykata Kushtetuese gjen rastin të ritheksojë se vendimet e saj mund të jenë objekt kritikash, megjithatë është e papranueshme çdo formë ndikimi, sikundër çdo përpjekje për të vënë në dyshim autoritetin dhe reputacionin e saj, çka do të cenonte vetë parimet themelore të shtetit të së drejtës dhe atë të ndarjes dhe balancimit ndërmjet pushteteve”, deklaruan anëtarët e Gjykatës Kushtetuese.

Kjo deklaratë erdhi një ditë pasi Kryeministri Edi Rama komentoi padinë e Unionit të Gjyqtarëve për rritjen e pagave në Kushtetuese. Rama paralajmëroi Kushtetuesen të mos u japë të drejtë gjyqtarëve, siç bëri 3 vite më parë.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›