E Diel, 1 Nëntor 2026

Përfshihet nga flakët furgoni në autostradën Fier-Lushnjë

Një furgon është përfshirë nga flakët në autostradën Fier-Lushnjë, në vendin e quajtur Vajkan. Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet zjarrfikëse.

Paraprakisht burimet bëjnë me dije se nuk ka persona të lënduar.

Njoftimi:

Rreth orës 16:30, në aksin rrugor “Fier-Lushnjë”, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike, ka marë flakë në ecje automjeti tip kamioncinë, me drejtues shtetasin A. N., 23 vjeç, banues në Tiranë. Si pasojë e flakëve janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›