E Diel, 1 Nëntor 2026

“Kushtetuesja të rrëzojë kërkesën e Veliajt”, Begaj letër gjykatës: Urdhëroni KQZ-në të organizojë zgjedhjet në Tiranë

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese, argumentet e tij lidhur me dekretin për zgjedhjet e pjesshme vendore, ku ai caktoi datën 9 nëntor.

Begaj kërkon që Gjykata Kushtetuese të shpallë moskompetencë për dekretin e tij si dhe të heqë pezullimin për zgjedhjet në Tiranë.

Gjithashtu, kreu i shtetit argumenton se duhet rrëzuar ankimi i ish kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliajt, si i pabazuar në nenin 115 të Kushtetutës.

Institucioni i Presidentit të Republikës, në cilësinë e palës së interesuar, i kërkon Gjykatës Kushtetuese:

  1. Të deklarojë në fillim të seancës së shqyrtimit të datës 31.10.2025 moskompetencën lidhur me dekretin nr. 350, datë 1.10.2025;
  2. Të vendosë në fillim të seancës së shqyrtimit të datës 31.10.2025 heqjen e pezullimit për dekretin nr. 350, datë 1.10.2025;
  3. Të vendosë në përfundim të seancës rrëzimin e kërkesës së Kryetarit të shkarkuar të Bashkisë Tiranë, z. Erion Veliaj, si të pabazuar në nenin 115 të Kushtetutës;
  4. Për shkak se pezullimi ka pamundësuar zhvillimin e zgjedhjeve për Bashkinë Tiranë në datën e dekretuar nga Presidenti i Republikës, të urdhërojë në përfundim të seancës KQZ-në për përgatitjen e zgjedhjeve për këtë bashki në datën që do të përcaktojë Gjykata Kushtetuese, datë e cila nuk duhet të jetë më e hershme se 30 ditë nga hyrja në fuqi e vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›