Kuvendi i hoqi mandatin pas dënimit, Salianji reagon nga qelia: Edhe nga burgu do t’i tmerroj

Ervin Salianji ka reaguar sërish nga burgu i Fierit përmes një postimi në rrjetin social, pas mbledhjes së seancës plenare ku u njoftua heqja e mandatit të tij, pas dënimit nga Gjykata e Apelit me 1 vit burg për kallëzim të rremë.
Në reagimin e tij Salianji thekson se sot mazhoranca vendosi të fshijë emrin e tij në Kuvend, dhe t’i heqë mandatin e dhënë nga qytetarët e Korçës.
Ndërsa shton se edhe pse në burg ai do të jetë tmerri i mazhorancës.
Postimi:
Sot me vendimin politik të Edi Ramës, socialistët vendosin ta fshijnë emrin tim nga rradhët e opozitës në Parlament, duke hequr mandatin e dhënë nga qytetarët e Korçës!
Jam krenar që në çdo ditë të ekzistencës time politike i kam shërbyer vetëm interesit të qytetarëve! Edhe nga burgu politik do të vazhdoj të jem tmerri i atyre që mendojnë se me izolimin tim do të më mbyllin gojën.
Asgjë nuk më ndal! Beteja politike vazhdon! /vizionplus.tv/