Kuvendi mban 1 minutë heshtje për Enea Mekollin, deputetët nderojnë efektivin e vrarë

Kuvendi i Shqipërisë ka nisur punimet e sotme duke mbajtur 1 minutë heshtje në nder të efektivit të Policisë së Shtetit, Enea Mekolli, i cili humbi jetën gjatë një operacioni policor në Maliq.
Seanca plenare u hap me homazhe për “Dëshmorin e Atdheut”, ndërsa deputetët u ngritën në këmbë për të nderuar efektivin e rënë në krye të detyrës.
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, në fjalën e tij, u shpreh se humbja e efektivit përbën një dhimbje të madhe jo vetëm për familjen e tij, por edhe për gjithë vendin.
Ai theksoi se sakrifica e Enea Mekollit në shërbim të rendit dhe sigurisë publike meriton respekt dhe nderim institucional.
Ngjarja në Maliq, ku mbeti i vrarë efektivi Mekolli dhe u plagos kolegu i tij Edison Adri, ka tronditur opinionin publik dhe institucionet shtetërore, ndërsa hetimet për rrethanat e plota vijojnë.