Vrasja e policit në Maliq, reagon Begaj: Ngushëllime familjes, solidaritet në emër të shtetit shqiptar

Presidenti Bajram Begaj ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku një polic u vra dhe një tjetër u plagos.
Në reagimin e tij, Begaj ka shprehur ngushëllime për humbjen tragjike të policit Enea Mekolli në krye të detyrës, dhe plagosjen e rëndë të kolegut të tij, Edison Adri.
Reagimi:
Bashkohem thellësisht më dhembjen për humbjen tragjike të jetës në krye të detyrës të policit Enea Mekolli dhe plagosjen rëndë të kolegut të tij, Edison Adri.