E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuvendi, nëntë dështime radhazi! Vetëvendosje kërkoi votim të fshehtë, opozita e refuzoi

Dështon për herë të nëntë  konstituimi i Kuvendit të Kosovës.

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, ka propozuar që votimi për kryetarin e Kuvendit  të bëhet në mënyrë të fshehtë.

Por një gjë e tillë është refuzuar nga forcat opozitare

Pas mbylljes së seancës përfaqësues të PDK kanë përsëritur qëndrimin kundër votimit të të propozuarës së LVV-së për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu.

Ndërsa Lumir Abdixhiku nga LDK  nëpërmjet një postimi në Facebook, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për veprim me “arbitraritet të plotë”, pas propozimit për ndryshimin e formës së votimit për kryeparlamentarin.

Nga ana tjetër  deputeti i Vetëvendosjes, Hekuran Murati u shpreh se votimi i fshehtë për konstituimin e Kuvendit u mundësua nga një vendim i Gjykatës Kushtetuese më 2014, ndërsa refuzimin e opozitës e ka cilësuar si një veprim kundër konsituimit të Kuvendit.

Para seancës kryetari i Vetëvendosjes zhvilloi bisedime  me kreun e PDK-së Memli Krasniqin, por edhe ky takim nuk prodhoi rezultat për nxjerrjen e vendit nga ky kaos politik.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›