E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuvendi nuk hoqi imunitetin e Ballukut, opozita bllokon foltoren, mbyllet seanca

Kuvendi ka votuar sot kundër heqjes së imunitetit të deputetes Belinda Balluku, duke rrëzuar kërkesën e Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për arrestimin e saj. Vendimi shkaktoi tension të lartë në sallë.

Deputetët e opozitës reaguan me ovacione dhe filluan të përplasnin tavolinat, duke mos lejuar zhvillimin normal të seancës. Ata bllokuan foltoren e Kuvendit dhe dolën me pankarta kundër vendimit, duke protestuar për mosmiratimin e kërkesës së SPAK.

Në këto kushte, kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, bëri thirrje që të gjitha projektligjet në rendin e ditës të kalonin për votim pa u diskutuar.

Si pasojë, projektligjet u miratuan vetëm me votat e mazhorancës, ndërsa opozita nuk mori pjesë në votim, duke shfaqur pakënaqësinë e saj ndaj vendimit për Ballukun.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›