E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuvendi nuk i hoqi imunitetin Ballukut, Delegacioni i BE për RTSH: Lufta kundër korrupsionit thelbësore për integrimin

Delegacioni i Bashkimi Evropian në Shqipëri ka reaguar për Radio Televizionin Shqiptar lidhur me vendimin e Kuvendit për të mos hequr imunitetin e deputetes Belinda Balluku.

BE thekson se angazhimi ndaj shtetit të së drejtës dhe lufta kundër korrupsionit mbeten elementë thelbësorë për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

“Bashkimi Evropian është në dijeni të rezultatit të votimit të sotëm në Parlamentin e Shqipërisë.

Angazhimi ndaj shtetit të së drejtës dhe lufta kundër korrupsionit janë të një rëndësie thelbësore për procesin e anëtarësimit në BE.

Sigurimi i një mjedisi të përshtatshëm që SPAK të kryejë në mënyrë efektive punën e tij është thelbësor për të mbështetur në mënyrë të besueshme progresin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian”, tha Delegacioni i BE për RTSH.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›