E Hënë, 2 Nëntor 2026

Kyle Uolker i bashkohet Milanit, kuqezinjtë tani në sulm për sulmuesin Gimenez të Feyenoord

Nga Ervin Sina

Mesditën e se enjtes Kail Uolker mbërriti në Milano per të nisur kështu një tjetër aventurë në karrierën e tij, atë me fanelën e Milanit.

Mbrojtësi anglez u largua nga Manchester City për t’iu bashkuar gjigandeve italiane, me një kontratë deri në qershorin e vitit 2027 nga e cila pritet të fitojë në total 11.5 mln euro, ndërsa Manchester City do të kënaqet me 5 mln euro nga formula e huazimit me te drejte blerje.

Uolker veç cilësisë shton në grupin kuqezi edhe eksperiencen në dhomat e zhveshjes, ndërsa për trajnerin Konseisao është një lojtar polivalent pasi mundi të luajë në qëndër dhe veçanërtisht në krahun e djathtë ku është edhe pozicioni i tij natyral.

Uolker mund të jetë menjeher për transferten e parmës në fundjave, edhe pse me siguri do ta nisë nga stoli. Tani Milani është i gjithi i fokusuar tek gjetja e një sulmuesi.

Mbetet në këmbë pista Zhoao Feliks nga Chelsea pasi lojtari pëlqehet nga trajnerii Milanit mbi aftësinë e tij për të mbuluar disa role në fazën ofensive.

Mirëpo orët e fundit emri që po bën xhiron e ambientit kuqezi është Santiago Gimenez, emer që spikati në mbrëmjen e fundit në Champions pasi i shënoi dy gola Bajernit në fitoren e madhe të Fejnord 3 me 0.

Gimenez ishte kërkuar edhe nga Maldini dy vite me parë atëherë kur kartoni vlerësohej jo më shumë se 18 mln euro. Tani çmimi është dyfishuar e Milani është duke menduar të bëjë një sakrifice të fortë financiare 35-40 mln euro për një qëndëtuslmues vërtet të fortë dhe vetëm 23 vjeç i cili edhe në konferencen pas fitores me Bajern e la të hapur mundësinë ë largimit që tani nga Fejenord.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›