E Diel, 1 Nëntor 2026

LDK synon Prishtinën, akuza Vetëvendosjes gjatë fushatës elektorale për komunat

“Asnjë ndihmë, por vetëm bllokada pati LDK-ja dhe kryebashkiaku në detyrë i Prishtinës, Përparim Rama, gjatë katër viteve viteve të qeverisjes së kryeqytetit,” kështu u shpreh kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, gjatë një takimi zgjedhor me banorë të kryeqytetit, ku prezantoi edhe njëmbëdhjetë kandidatët e degës nr. 3 të partisë për Asamblenë Komunale. 

“Sonte nga ky tubim e kemi shumë të qartë: kryeqyteti frymon kaltër. Kryeqyteti është me Lidhjen Demokratike të Kosovës, sepse çdo betejë politike nis këtu, çdo fitore e madhe nis këtu dhe çdo shpresë për të ardhmen e vendit tonë nis këtu… Në katër vitet e fundit me gjithë pengesat e mëdha, LDK dhe Rama, treguan se çfarë do të thotë qeverisja e ndershme. Nuk kishim ndihmë nga qeveria qendrore, përkundrazi, patëm vetëm bllokada, nuk patëm bashkëpunim as nga opozita lokale, përkundrazi, patëm sabotim, por asnjë nga këto nuk mundi ta ndalë ndryshimin e nisur nga ne, sepse qyteti është më i fortë se propaganda, sepse besimi i njerëzve është më i madh se sa mashtrimi e puna e ndershme gjithmonë fiton mbi lojën e ulët politike,” tha Abdixhiku.

Ndërsa përmendi projektet që sipas tij realizoi gjatë katër viteve në krye të Prishtinës, kryetari në detyrë prezantoi të tjera projekte me synim përmirësimin e mëtejshëm të jetës së qytetarëve, si realizimi i unazës së jashtme të kryeqytetit, blerja e 120 autobusëve të rinj apo edhe rregullimi i rrugës “Agim Ramadani”. 

Gazetare: Elda Pepa

/rtsh.al/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›