E Hënë, 2 Nëntor 2026

Lirimi i hapësirave publike në Shëngjin – Aksion pas sezonit, konstatohen 30 struktura pa leje

Me përfundimin e sezonit turistik, në Shëngjin ka nisur aksioni për lirimin e hapësirave publike ne qytet dhe pjesën e bregdetit. Pas njoftimit paraprak të subjekteve dhe qytetarëve, prej kësaj të hëne Bashkia Lezhë, përmes Inspektoratit Vendor të Mbrojtjes së Territorit, Policisë Bashkiake dhe Drejtorisë së Shërbimeve, kane zbritur në terren.

“Kemi evidentuar shumë subjekte të cilat janë në hapësira publike dhe kemi bërë njoftimin e tyre në mënyrë të vazhdueshme për t’i hequr në mënyrë vullnetare. Disa subjekte kanë qenë bashkëpunuese, ndërsa me të tjerë të cilët nuk i kanë hequr vetë kemi vazhduar procedurat administrative”, u shpreh Kryeinspektori i IVMT në Bashkinë Lezhë, Eraldo Smaçi.

Kryeinspektori Smaçi thotë se pjesa më e madhe e subjekteve kanë reaguar vullnetarisht duke liruar hapësirat, ndërsa për rastet e tjera po ndërhyhet pa asnjë tolerim.

Sipas të dhënave, në zonën e Shëngjinit janë konstatuar rreth 30 struktura të ndryshme që kishin zaptuar hapësira publike dhe aksioni do të vijojë deri në lirimin e plotë të tyre.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›